Lewandowski: Gjyqtarët na e mohuan kualifikimin

E publikuar: 19/04/2017 10:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Robert Lewandowski, sulmuesi i Bayern Munichut, mendon se Bayern Munich është eliminuar nga Liga e Kampionëve për shkak të gabimeve të gjyqtarëve.
Bayern Munich ishte duke avancuar 1:2 gjatë 90 minutave, por në kohën shtesë Real Madridi shënoi tre gola dhe fitoi me rezultat 4:2 (6:3 rezultat i përgjithshëm)

“Me lojën që kemi bërë kemi mundur të fitojmë dhe të kualifikohemi në raundin e ardhshëm, por gjyqtari bërë shumë gabime. Unë mendoj se kjo ishte e pamundur të luajmë me 10 lojtar ndaj Realit”, ka deklaruar sulmuesi polak.

“Vidal nuk e meritoi kartonin e kuq, kurse Ronaldo shënoi dy gola nga ofsajdi. Kurse, mua më është ndalur një ofsajd i paqenë. Është shumë e vështirë të luash ndaj Realit në situatën sië ishim ne”, ka përfunduar ai. /Express/