Letër publike K.F GJILANIT,

E publikuar: 08/06/2017 02:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të nderuar antëar të kryesisë, donator, të nderuar të gjithë ju që jeni afër klubit dhe që po mirreni me organizimin e klubit, pa marë parasysh të meteat e klubit këtë vit, edhe pse keni mundur të beni edhe më shumë, keni mundur shumë leht të dilni edhe kampion, ose së paku nënkampion, po ju drejtohem me këtë letër publike:
Si një adhurues i flakt i klubit, si njëri nga themeluesit e paktë të tifozave ndër më të mirët në Kosovë Skfterave, si një dashamir i klubit qe e dua klubin pa kurfar interesi, këtë letër publike nuk po e bëj vetëm në emër timin por po e bëj pas shumë bisedave dhe takimeve që i pata me shumë dashamirë të klubit këto kohët e fundit, dhe adhurues fanatik,e jo tifoza që vinë veq kur kanë kohëne lire në stadion. Historia e çdo ngjarje shkruhet vetëm një herë, kënaqësia e një ngjarje arrihet vetëm një herë, ju kësaj rradhe e keni rastin që ta tregoni vetën dhe tifozit të klubit t’i ktheni krenarinë dhe lumturinë duke e mposhtur ekipën më rivale në historinë tonë,siq është kjo kojshikja….

Krejt Kosova e din se Gjilani e ka ekipin larg më të mire, dhe veq mos me dasht se me ekipin e dytë e mujm kojshiken.

Një ngjarje e tillë me perjetu të vjen ndoshta shumë rrallë, edhe pse i kemi mujt shumë herë. Me fitoren e Gjilanit ne adhurusit e GJILANIT, në çdo debat që flitet për derbin e kemi ballin hapur për çkado që bisedojmë.
Nëse ju arrini marrveshje me rivalët e përbetuar, atëher do të pësoj qyteti i Gjilanit, do të pesoj futbolli i Kosovës, dhe më nuk do ta kemi këte derbi që kemi krijuar me shumë mund dhe djersë. Nëse ju kujtohet kryesi e nderuar kur Gjilani ja lëshoj Kojshikës ndeshjen me mbi katër gola dallim që të bëhet kampion, kalun dy vitet tjera dhe në këtë derbi Gjilani-drita nuk munden me u mbledh as nga 1000,shikues.

Prandaj për hirë të ndjenjave, emocioneve që ka ky derbi, për hirë të vullnetit që kanë shikuesit, për hire të pranimit ne UEFA dhe FIFA, ju lutemi të mos e bëni një gjë të tillë.

Te Dielen duhet të fitohet…….QË SKIFTERAT TE DALIN NEPER RRUGË DHE TE TREGOJENË SE KUSH ESHTE KRENARIA E QYTETIT…… Deri dikun kemi informacione se ka marrveshje,dhe këto fakte qe i posedojmë kemi me i plasu edhe deri ne instancat më të larte ligjore,vendore dhe nderkombtare.
Kërkesë e veçantë për lojtarët e K.F Gjilanit.

Ju lusim me shpirtë dhe zemër, mos e lëshoni lojën për interesa të vogla për të cilat mundet me ju kushtu karriera, nuk mund të luani në ekipe të mëdha me lëshime dhe dallavere. Nëse keni pak zemer dhe moral, jepne maksimumin dhe arsyetone veten para shpirtit tuaj, jo para parave.

Miqësisht Nderim Isufi.