Letër modeste për miken time: Jam me ty edhe nëse ndahesh apo kthehesh tek “AI” që të lëndoi

31.01.2020 23:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Letër modeste për miken time: Jam me ty edhe nëse ndahesh apo kthehesh tek “AI” që të lëndoi

Nga Liridon Mulaj

Duke marrë parasysh sesa të vështirë e kam të flas perballë për dhimbjet dhe trishtimet, po ti shkruaj këtu fjalët që s’ti thashë dot mbrëmë teksa bisedonim në telefon. Është mënyra më e lehte për mua, mbase pa dashje mund të ngjall dobësi por them se të shkruara mund të të shërbejnë dhe më vonë, pasi fjalët shpesh i merr era. E kam kuptuar me kohë se diçka tek ty ka ndryshuar dhe kam menduar se ndryshimet e herë pas hershme në jetën tënde janë thelbësore dhe se pa to ti nuk do të ishe ajo që je. Me the se ishe e sëmure dhe nga gjëndja jote e dobësisë të kishte rënë të fikët.

U shqetësova shumë pasi asnjëherë nuk kam mundur të imagjinoj dikë si ti të dorëzuar para këtyre fenomeneve fizike të rëndomta. Por ja qe u dashka kjo gjendje e rendomte qe te kuptojme se dhe ti je njeri si ne. Me vjen shume keq per ate qe po perjeton pasi per ty e di që asgjë nuk është kalimtare në këtë jetë. Asgjë nuk ndodh pa një arsye dhe zakonisht arsyet në jetën tënde janë të forta, gjithmonë. Ndonjëherë kur jam i trazuar dhe nëpër mendje më kalojnë ide tunduese , sikur për shembull atë që dua të mos e kisha më apo në ndonjë rast të më braktiste dhe tmerrohem.

Tmerrohem aq shumë saqë përtej saj mundohem të perceptoj burimin e forcës pas së cilës njeriut i duhet të kapet. Por falë Zotit më ne fund ne jeten time unë kam një njeri të cilin e dua pa frikën se mos më lëndon. Kjo ngjan sikur unë po paralelizoj jetën tënde me timen dhe krejt cinikisht sikur po mburrem por jo, më beso se në jetë njeriu duhet të shpresojë deri ditën e fundit të saj. Mrekullitë vinë papritur dhe nese ikin sërish, dije se nuk ka qenë mrekulli. Të keshilloj të gjesh forcen ne veten tende, ne ate qenie te cilen ti ke besuar gjithmone dhe verberisht. Pa droje te keshilloj te ndash prioritetet. Ti e shkaterrove veten me shume se ç’ duhej. U jepesh librave më shumë se c’ duhet. Jeton me tè shkuaren me shume se c ‘duhet dhe e sjell ate ne te sotmen duke i dhene me teper hapesire se c’duhet. Mundohu ti kordinosh te gjitha keto ne menyre qe te te sherbejne dhe jo të të pengojne.

Lëndimet duhet të shërbejnë të jesh mv e forte por kurrsesi të jesh e dorëzuar . Rikoncepto jetën tënde dhe nisja nga e para. Jeton në vendin qe do, ke librat, familjen po mbi të gjitha ke veten. Nisja nga gjëja më e çmuar, vetja jote. Mbase fjalët e mija në këtë kohe të vijne të thata dhe pakuptim por dua të më ndjesh pasi keto raste nuk di cfare fjalesh të të them. Për dreq ne as fjala nuk na ngushellon më. Gjithashtu pa droje të them se nese je gati te sakrifikosh lirinë dhe endrrat tua ne kembim te asaj së shkuare te cilen mezi e pranon si të marrë fund, ateherë kthehu por duhet te dish që të është lënduar dhe egoja, duhet ta pranosh, se ti besoje se ai nuk mundet pa ty. Por ja që jeta rrjedh dhe ne nje pike duhet te vendosim sesi ta kthejme rrjedhen ne anen tonë. Te keshilloj vetem te besh gjërat që të vinë natyrshem, te trishtohesh te qash dhe me pas te shkruash me shpresen se do clirohesh. Por në fund mos harro se ke njerez që të vleresojnë dhe të duan të mirën ku një nder to pretendoj të jem dhe unë, miku yt. Dije se jam me ty në cdo perjetim dhe do jem gjithmonë për aq sa ti them vetes njeri.

Të përqafon miku yt Doni!

/Blitz.al/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Kosnett në Mitrovicë: Kosova është shtet i pavarur dhe i tillë do të mbetet

Kosnett në Mitrovicë: Kosova është shtet i pavarur dhe i tillë do të mbetet

Shënohet sot Dita Ndërkombëtare e Drejtësisë Sociale

Shënohet sot Dita Ndërkombëtare e Drejtësisë Sociale

​31 vjet nga greva e minatorëve të “Trepçës”

​31 vjet nga greva e minatorëve të “Trepçës”

Mot me shi dhe borë

Mot me shi dhe borë

Trumpi e emëron Drejtor të Inteligjencës Kombëtare

Trumpi e emëron Drejtor të Inteligjencës Kombëtare

Çeku: Pas shkarkimit të Bordit të Telekomit duhet të vazhdohet me fazën e llogaridhënies

Çeku: Pas shkarkimit të Bordit të Telekomit duhet të vazhdohet me fazën e llogaridhënies

Qalaj: Ka dyshime se Valdete Bllaca, pasi kishte vrarë familjen, kishte dalë në një lokal në Gjilan (VIDEO)

Qalaj: Ka dyshime se Valdete Bllaca, pasi kishte vrarë familjen, kishte dalë në një lokal në Gjilan (VIDEO)

Shkarkimi i bordit të Telekomit, Hoti paralajmëron: Ky ishte vetëm fillimi

Shkarkimi i bordit të Telekomit, Hoti paralajmëron: Ky ishte vetëm fillimi

AGK: Kryeministri Rama nis fushatë degraduese edhe ndaj medieve në Kosovë

AGK: Kryeministri Rama nis fushatë degraduese edhe ndaj medieve në Kosovë

Hasani: Kurti duhet të merret edhe me zyrtarët serbë që marrin paga, pa shkuar asnjë ditë në punë

Hasani: Kurti duhet të merret edhe me zyrtarët serbë që marrin paga, pa shkuar asnjë ditë në punë

Veliu: Anëtarësimi në INTERPOL dhe EUROPOL mbetet prioritet i imi si ministër

Veliu: Anëtarësimi në INTERPOL dhe EUROPOL mbetet prioritet i imi si ministër

Haradinaj: Albin Kurti ka shfuqizuar vendimet e Isa Mustafës

Haradinaj: Albin Kurti ka shfuqizuar vendimet e Isa Mustafës

Të enjten, shi dhe borë – çfarë moti do të kemi në Kosovë gjatë ditëve pasuese?

Të enjten, shi dhe borë – çfarë moti do të kemi në Kosovë gjatë ditëve pasuese?

Pas reagimit të “Maraklive t’kerreve” BQK premton lehtësira për sigurimin e veturave

Pas reagimit të “Maraklive t’kerreve” BQK premton lehtësira për sigurimin e veturave

PSD: Kurti do ta menaxhojë pak më mirë korrupsionin, por nuk do ta transformojë sistemin

PSD: Kurti do ta menaxhojë pak më mirë korrupsionin, por nuk do ta transformojë sistemin

Bulizmi i pranishëm në të gjitha nivelet e sistemit arsimor në Kosovë

Bulizmi i pranishëm në të gjitha nivelet e sistemit arsimor në Kosovë