Lëngu që do iu shpëtojë nga dhimbjet e artritit

E publikuar: 24/02/2019 20:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një studim i vogël sugjeron një gjysmë litër lëng me pak kalori në ditë për të zvogëluar therjet që përjetojnë gratë me artrit reumatoid, që prek 400,000 njerëz në Britani të Madhe.

Gratë që konsumuan lëng boronicë për tre muaj treguan nivele më të ulëta të antitrupave që sulmojnë sistemin imunitar dhe dëmtojnë nyjet.

Kur u pyetën për simptomat e tyre, ato treguan se fryrja e duarve u kishte rënë.

Antioksidantët në boronicën e kuqe mund të ndihmojnë në parandalimin e reaksionit imun që shkakton dhimbje dhe ngurtësi tek njerëzit me artrit reumatoid.