Leicesteri në “pole” për Muriqin, Fenerbahce kërkon 40 milionë euro

E publikuar: 29/12/2019 00:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

U transferua nga Rizespori te Fenerbahce gjatë merkartos së verës, ndërsa pa u mbyllur pjesa e parë e sezonit është kthyer ndër sulmuesit më të kërkuar në merkato.

Vedat Muriqi, autor i 10 golave në 15 ndeshje në Superligën e Turqisë me fanellën e Fenerbahces, tashmë vlen 40 milionë euro. Kjo është shuma që kërkon gjiganti turk për kartonitn e sulmuesit “dardan”, që është shndërruar objektiv i disa skuadrave në Premier League, veçanërisht për Leicester City-n.

“Dhelprat” janë në kërkim të një sulmuesi cilësor për t’ia bashkangjitur Jamie Vardy-t e sipas medieve britanike, për trajnerin Brendan Rodgers njeriu i duhur për këtë rol është 25-vjeçari nga Prizreni.

Drejtuesit e Leicesterit mësohet se kanë dërguar përfaqësues për ta ndjekur shqiptarin në derbin e Stambollit mes Ferenbahces dhe Besiktasit dhe opinioni i tyre ka qenë pozitiv.

Klubi turk, duke parë kërkesat për Muriqin, kërkon të përfitojë sa më shumë nga shitja e tij e mundshme, ndaj i ka vendosur një çmim të lartë prej 40 milionë euros./tch/