LeBron James pritet të transferohet te New York Knicks

E publikuar: 05/05/2018 00:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Liga më e fortë e basketbollit në botë është në fazën finale, por tashmë kanë filluar të qarkullojnë zërat për transferime të reja në NBA.

New York Nicks do të përpiqet të bëjë një vend për LeBron Jamesin, raporton The New York Post.

Nëse basketbollisti i Cleveland Cavaliers tregon interesim të bashkëpunojë me David Fizdalen, trajnerin e ri të ekipit, njujorkezët do të bëjnë gjithçka për ta marrë “Mbretin”.

LeBron James (Getty Images)

James dhe Fizdale kanë bashkëpunuar së bashku në Miami, kur trajneri i ri i Nicksave ishte ndihmësi i Erik Spolstrit.

Dihet se sa Jamesi e respekton Fizdalen dhe nëse tregon interes për kalimin te Nicks, atëherë basketbollistin mund ta shohim në klubin më të ri.

Por, LeBron që do të jetë lojtar i lirë në fund të sezonit të NBA-së, nuk pritet të zgjedhë skuadrën e New Yorkut pasi që nuk ka potencial që të garojë për titullin.

James pritet të qëndrojë në Cleveland, ose të përforcojë radhët e Houstonit, Lakersit ose Philadelphias. /Telegrafi/