LDK të martën mbledh Kryesinë, pas nominimit të Kurtit si mandatar për formimin e Qeverisë

E publikuar: 20/01/2020 13:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lidhja Demokratike e Kosovës të martë do të mbajë mbledhjen e Kryesisë.

Kjo vjen një ditë pasi Lëvizja Vetëvendosje dorëzoi te presidenti Hashim Thaçi, emrin e Albin Kurti për mandatar për formimin e Qeverisë.

Në njoftimin për media të LDK-së thuhet se mbledhja do të mbahet në orën 14:00.

Njoftimi i plotë:

Nesër (e martë), më datë 21 janar 2020, në orën 10:30, me rastin e 14-vjetorit të vdekjes së Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova, anëtarë të Kryesisë bëjnë homazhe te varri i tij. Në orën 10:45 vizitojnë Familjen Rugova.
Poashtu, në orën 12:00, në Hotel “Emerald”, Lidhja Demokratike e Kosovës organizon Akademi Përkujtimore.
Ndërsa, në orën 14:00, në Selinë e LDK-së mbahet mbledhja e Kryesisë.
Ftohen mediet t’i përcjellin këto ngjarje.