LDK: Dialogu me Serbinë s’është urgjent, të mbajmë zgjedhje fillimisht

E publikuar: 17/09/2018 20:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i LDK’së Isa Mustafa ka folur pas mbledhjes së kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Mustafa thotë se dialogu nuk çështje urgjente dhe kërkon pajtueshmëri të plotë. Sipas tij, kjo temë ka lënë në hije problemet e vërteta të qytetarëve, për të cilat sipas tij nuk po kujdesen institucionet.

“ Ne konsiderojmë se çështjet për të cilat po insistohet që të dialogohet kohëve të fundit, janë çështje që kërkojnë kohë, kërkojnë institucione legjitime, do të thotë institucione me legjitimitet politik dhe me legjitimitet kushtetues dhe kërkojnë pajtueshmëri të gjerë të të gjitha subjekteve politike në vend , shoqërisë civile, institucioneve shkencore, institucioneve të bizenisit, bashkësive fetare sepse kjo u takon të gjithëve’, tha Mustafa.

“Ne kemi vlerësuar se çështja e dialogut nuk është çështje emergjente e cila duhet të kryhet me çdo kusht për disa muaj por është çështje e cila kërkon që institucionet e vendit, partitë politike dhe të gjitha subjektet relevante në Kosovë të përcaktojnë qëllimin e tyre si objekt përfundimtar i dialogut me Serbinë dhe pastaj kemi institucione legjithime që do të dalin nga zgjedhjet e lira e të cilat do të merrnin përgjegjësinë për dialog’, tha Mustafa.

“Problemi dhe çështjet e dialogut ashtu siç kanë marr rrugën tani i kanë vënë hije problemet e qytetarëve dhe askush nuk po merren me çështjet e papunësisë, me problemin e korrupsionit, tërheqjeve të investimeve të huaja’, tha Mustafa.