Lajçakut sot iu anulua fluturimi, përpiqet të vijë nesër në Kosovë me datat e BE’së për dialogun

E publikuar: 15/06/2020 21:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

I Dërguari Special i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, do të vizitojë nesër Kosovën dhe do i bëjë të ditura datat për rifillimin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE’ja. BE për disa vite me radhë ndërmjetësoi dialogun, dhe e kishte si kusht arritjen e marrëveshjes mes dy shteteve për vazhdimin e rrugës së integrimit në BE.

Mirëpo tani SHBA ka marrë rolin kyc pas emërimit të të Dërguarit Special, Richard Grenell. Ai ka bërë të ditur se dialogu do të ndodhë me 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.

‘’Fatkeqësisht, fluturimi i Z. Lajçak nga Cyrihu u anulua. Ne po punojmë për të siguruar që ai do të jetë në gjendje të jetë në Kosovë me vonesën më të vogël të mundshme. Z. Lajçak është angazhuar që nesër të jetë në Kosovë. Pasi të jetë në tokë, ai do të takohet me bashkëbiseduesit e tij për të diskutuar kohën dhe modalitetet për një rifillim të shpejtë të Dialogut.’’, thotë ajo.

Ndërkohë për dialogun e facilituar nga SHBA, Zyra e BE’së shprehet kështu:

‘’Ne nuk i komentojmë aktivitetet e të tjerëve.  Lajčák do të jetë nesër në Prishtinë për të diskutuar mbi modalitetet dhe ai sjell data për rifillimin e Dialogut të lehtësuar nga BE, një proces i cili ka dhënë rezultate shumë të vërteta për njerëzit në Kosovë që nga fillimi i tij.’’, thotë Zivajl për Express. /Express/