Labinot Tahiri mohon se do të jetë kandidat i përbashkët i AKR’së dhe PAN’it në Ferizaj

E publikuar: 20/08/2017 21:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti nga radhët e Aleancës Kosova e Re, Labinot Tahiri – Labi, ka reaguar pas raportimit në media se ai pritet të jetë kandidat i përbashkët i AKR’së, PDK’së dhe AAK’së e Nismës në zgjedhjet lokale në Ferizaj.
Tahiri ka thënë se këta janë zëra të pavërtetë, duke shtuar se për të dhe partinë nuk vjen në shprehje interesi personal në krahasim me interesin shtetëror.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ai ka mohuar se një nga kushtet e AKR’së për t’u bërë me koalicionin PAN është mbështetja e PAN’it për të në zgjedhjet e tetorit.

Gjithashtu, ai ka shtuar se nëse del si kandidat për kryetar, do të dalë i vetëm nga radhët e AKR’së.

Ky është shkrimi i plotë i Tahirit:

Reagim lidhur me këtë lajm!!

A e dini kur thoshin gjyshet tona, na e sjellni evlad ‘ Kulluesen që ta kullojmë qumshtin( tam’lin)

Edhe kjo është rrenë e kulluar siq është më së miri. Unë nëse dal për kryetarë, dalë vetëm në radhet e AKR-së.

Asnjeherë sështë diskutuar ky kusht. Dhe për ne nuk vjen në shprehëje interesi personal, në krahasim siq është interesi Shtetit. Pra, për ne, primare janë interesat shtetërore.

Akr-ja e ka dëshmur edhe më herët.

Të gjitha partitë politike, garojnë të vetme, cilat do qofshin ato. Pastaj, as Sekretari i degës sonë në Ferizaj, Z. Amir Rexhepi nuk është i nominuar.

Sot ne kemi mbajtur kuvendin e partisë dhe aty janë diskutuarë mundësitë për të dalë vendi nga kriza kaq. Ne kemi kryesinë dhe Presidentin, dhe tani më gjithçka do të ecën përsëmbari.

Me të mira!

Labi