Ky është lajmi i papritur për Tottin

E publikuar: 19/03/2016 16:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

E ardhmja e Francesco Tottit merr një kahje tjetër. Pasi u fol largimi i tij nga Roma, sot mediat italiane japin lajmin se kapiteni legjendar pritet të marrë kontratë të re te Roma.

Raportohet se në stërvitjen e djeshme drejtori Baldissoni i ka thënë Tottit lajmin se skuadra do ti vazhdojë atij kontratën.
James Pallota thuhet ta ketë marrë këtë çështje në duar duke i dhënë legjendës kontratë 1 vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Poashtu Pallota do të bëjë paqen mes Tottit dhe Spalletit duke qartësuar gjithçka para se të nisë edicioni i ardhshëm.