Ky detaj ju ka ikur nga tri versionet e “Nallanes” (VIDEO)

E publikuar: 12/07/2017 15:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mbase keni vërejtur diçka tek veshjet e artistëve në tri versionet e këngës “Nallane”.

Flori Mumajesi është njëri ndër artistët dhe producentët më të njohur dhe më të kërkuar në trojet shqiptare.

Për adhuruesit e tij ai solli tri versione të këngës “Nallane” bashkë me Dj Vickyn. Në versionin e tretë dyshes iu bashkëngjit edhe Arilena Ara, shkruan rtv21.tv

Por, në rast se nuk e keni vërejtur një detaj është se në tre videoklipet artistët kanë të veshur bluza me ngjyrë të zezë, një kombinim ky mbase i menduar për ndonjë qëllim të caktuar.

Ndryshe, versioni i parë i “Nallanes” u publikua në maj të vitit 2015, versioni i dytë në dhjetor të vitit 2016 ndërsa dje publikuan edhe versionin e tretë.