Kush pritet të jenë ministrat e Qeverisë Kurti

22.02.2021 22:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Kush pritet të jenë ministrat e Qeverisë Kurti

Vetëvendosje thotë që ende nuk kanë diskutuar për emra në organet e partisë. Të pa konfirmuar janë disa emra për ministra

Albin Kurti nuk i ka problem numrat për krijimin e qeverisë.

Lëvizja Vetëvendosje i ka fituar bindshëm zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Sipas llogaritjeve të deritashme, kjo parti i ka fituar 56 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Ndërsa po pretendojnë që me numërimin e votave të diasporës dhe të atyre me kusht të rrisin këtë numër.

Por ky subjekt politik ka nisur negociatat edhe me deputetë nga komunitetet për ti bërë pjesë të grupit të tyre.

Deri më tani është konfirmuar vetëm Elbert Krasniqi, kryetar i partisë egjiptiane, IRDK.

E Danush Ademi nga radhët e komunitetit rom i ka kërkuar Kurtit ndërtimin e njëqind shtëpive në këmbim të votës për krijimin e qeverisë.

Ndërsa që brenda partisë po vazhdon diskutimi për ndarjen e ministrive.

Hisedarë në ekzekutiv do të jetë edhe Lista e Vjosa Osmanit, meqë Vetëvendosje pati lidhur bashkëpunim me këtë iniciative e kanë garuar bashkë në një listë.

Në Vetëvendosje i kanë thënë shkurt televizionit që kjo çështje nuk është diskutuar ende brenda organeve të partisë.

Ani pse ende nuk ka asgjë zyrtare, ndër emrat që priten të jenë pjesë e Qeverisë është ai i Besnik Bislmit, Albulena Haxhiut, Arben Vitisë, e Rozeta Hajdarit.

Të pa konfirmuar po ashtu janë informacionet që nga Lista e Vjosa Osmanit ministre e punëve të jashtme pritet të jetë Donika Gërvalla.

Në listën e Vjosa Osmanit thonë që ende s’kanë diskutuar për këtë temë.

Haxhi Avdyli që ka garuar në listën e Vetëvendosjes e ka marrë vota të mjaftueshme për të qenë deputet thotë që ende nuk kanë biseduar për ministri.

Por a do pranojë ai të jetë në krye të ndonjë ministrie?

Kurse në Kuvendin e Kosovës si kryetar i këtij institucioni pritet të kthehet Glauk Konjufca.

Megjithatë këto informacione mbetet vetëm si opsionale deri më tani,

Ndërkohë Mimoza Kusari, ndër figurat kryesoire të listës së LVV-së, nuk do të jetë pjesë e Qeverisë së Kurtit./express/

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Kush pritet të jenë ministrat e Qeverisë Kurti

Kush pritet të jenë ministrat e Qeverisë Kurti

Trajokviq për rrahjen e djalit të Rashiq i drejtohet Vuçiqit: Me këto metoda po i arrijnë fitoret Lista juaj Serbe

Trajokviq për rrahjen e djalit të Rashiq i drejtohet Vuçiqit: Me këto metoda po i arrijnë fitoret Lista juaj Serbe

Momenti kur dhjetëra persona e sulmojnë djalin e Nenad Rashiqit (Video)

Momenti kur dhjetëra persona e sulmojnë djalin e Nenad Rashiqit (Video)

Osmani dënon sulmin ndaj djalit të Rashiq: Serbia ka për qëllim frikësimin e qytetarëve serbë

Osmani dënon sulmin ndaj djalit të Rashiq: Serbia ka për qëllim frikësimin e qytetarëve serbë

Lista Serbe dënon sulmin ndaj djalit të Rashiqit, kërkon të mos i jepet ngjyrim politik

Lista Serbe dënon sulmin ndaj djalit të Rashiqit, kërkon të mos i jepet ngjyrim politik

Ishte në veturën e përfshirë nga zjarri, Bajqinovci: Gati u dogja edhe unë

Ishte në veturën e përfshirë nga zjarri, Bajqinovci: Gati u dogja edhe unë

Abbott reagon pas rrahjes së djalit të Nenad Rashiq: Të gjenden shpejt kryesit e veprës

Abbott reagon pas rrahjes së djalit të Nenad Rashiq: Të gjenden shpejt kryesit e veprës

Kurti: Sulmi i të birit të Rashiqit është i organizuar, ai nuk iu nënshtrua kërcënimeve të Serbisë

Kurti: Sulmi i të birit të Rashiqit është i organizuar, ai nuk iu nënshtrua kërcënimeve të Serbisë

Rugova: Lutfi Haziri ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në LDK, ne do ta mbështesim

Rugova: Lutfi Haziri ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në LDK, ne do ta mbështesim

Djali i Nenad Rashiqit rrihet me çekiç nga 30 persona

Djali i Nenad Rashiqit rrihet me çekiç nga 30 persona

Rugova: Rezultati në zgjedhjet e 14 shkurtit debakël, e pritshme dorëheqja e Mustafës

Rugova: Rezultati në zgjedhjet e 14 shkurtit debakël, e pritshme dorëheqja e Mustafës

Arifi: Mbi 2 mijë qytetarë janë vaksinuar kundër COVID-19 në Preshevë

Arifi: Mbi 2 mijë qytetarë janë vaksinuar kundër COVID-19 në Preshevë

Sërish therje me thikë në Prizren

Sërish therje me thikë në Prizren

Polici i Kosovës i kthen qytetarit kuletën e humbur me 1 mijë e 200 euro

Polici i Kosovës i kthen qytetarit kuletën e humbur me 1 mijë e 200 euro

Maqedonia e V. në kërkim të ish-kreut të Policisë sekrete

Maqedonia e V. në kërkim të ish-kreut të Policisë sekrete

Vdes një person në Ferizaj, u godit me grusht në kokë pas një përleshje

Vdes një person në Ferizaj, u godit me grusht në kokë pas një përleshje