Kush janë tre kompanitë që kanë tregun më të madh të suplementeve në Shqipëri

E publikuar: 25/02/2020 22:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Biznesi i suplementeve është në lulëzim në vendin tonë. Tre janë kompanitë që kanë fluksin më të madh të importit të suplementeve në vendin tonë,

KOSMONTE FOODS TIRANA-SHPK, BBI group dhe N&N. Por duhet të theksojmë se tashmë të gjitha depot farmaceutike dhe jo vetëm, i kanë kthyer sytë nga importi i suplementeve.

Ky biznes është i favorizuar pasi ka lehtësi në hyrje në tregun shqiptar dhe po aq lehtësi ka edhe në tregtimin e tij. Hyrja bëhet vetëm me dy dokumenta dhe me vendosjen e një TVSH-je që në fund do të paguhet nga qytetari. Ndërkohë që tregtimi i tij, bëhet duke e orientuar qytetarin me anë të recetave për të cilat ai mendon se po merr medikamente bazë për trajtimin e sëmundjes.

“Në mënyrë absolute nuk duhen marrë suplementet si ilaçe. Nuk duhen marrë si zëvendësues të një patologjie preekzistene ku ne mendojmë se mund të kurojmë këtë patologji. Nuk duhen parë si zëvendësues të një diete të ekuilibruar, kur ne nuk ndjekim zakonet e duhura të jetesës dhe duke marrës suplemente ne mendojmë se zëvendësojmë këtë pjesë që nuk kemi bërë. Suplementet mund të përdoren vetëm në bazë të mungesave ku janë të paracaktuara në bazë të një analize të duhur”, tregon Brikena Xhixho, dietologe

Kështu importuesit dhe farmacitë e kanë më të lehtë që të tregtojnë suplemete se sa medikamnete. Fitimet me suplemente janë shumë herë më të mëdha e në të njëjtën kohë nuk ka rregulla strikte për shitjen e tyre.

“Kthimi i syve te kjo kategori, e cila nuk ka proceduar regjistrimi sikurse bari, nuk ka procedurat e konkurrencës se kush kap vendin e parë apo të dytë në listën e rimbursimit. Apo procedurën e vendosjes së marzhit të tregtimit, por futet lirshëm, i vendoset një tvsh. I duhen vetëm një dokumentacion përcjellës që paraqitet në doganë. Paguan tvsh dhe më pas e shet lirshëm në tregun farmaceutik pa pasur një marzh të diktuar nga shteti. Kjo i jep shumë lehtësi për të kompensuar atë çka humbet nga futja e barnave”, tregon Diana Toma, Presidente e Urdhërit të Farmacistit.