Kush ia mori vezën Ramush Haradinajt?

E publikuar: 01/10/2015 15:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj me të hyrë në sallën ku duhej të fillonte seanca posa ka shkuar te vendi i tij fillimisht ka shikuar poshtë mos ka ndonjë gjë.

Paraprakisht Haradinaj i ka thënë deputetit Pal Lekaj të shikojë mos është veja e tij që e kishte harruar në seancën e kaluar.

“Jo ma paskan marrë”, u ka thënë duke qeshur Haradinaj deputetëve të partisë së tij.

Seancën e 22 shtatorit kryeministri Isa Mustafa u bë cak i gjuajtjes me vezë nga ana e deputetëve të opozitës.

Madje njëra nga to e ka goditur edhe zëvendësin e tij Hashim Thaçi.

Pas kësaj kryetari i Kuvendit ishte detyruar të ndërprerë seancën ndërsa një gjë e tillë ka ndodhur edhe sot.

Sot nuk pati gjuajtje me vezë por pati bllokim të serishëm nga ana e opozitës.