Kurti tregon kur do të hiqet taksa dhe komenton linjën ajrore Beograd-Prishtinë

06.02.2020 22:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Kurti tregon kur do të hiqet taksa dhe komenton linjën ajrore Beograd-Prishtinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar marrëveshjen për krijimin e linjës ajrore Beograd-Prishtinë, dhe ka treguar se kur do të hiqet taksa, në mënyrë që të hapet rruga për vënien e reciprocitetit me Serbinë.

Në një intervistë me Zërin e Amerikës, Kurti ka thënë se vënia e reciprocitetit ka kaluar si Rezolutë në Kuvendin e Kosovës në vitin 2011.

“Ekziston një rezolutë e Kuvendit të Republikës së Kosovës për reciprocitet të plotë politik, ekonomik dhe tregtar me Serbinë, e datës shtatë dhjetor 2011 dhe ne dëshirojmë që ta kemi këtë reciprocitet si parim normal të marrëdhënieve të mira fqinjësore e bilaterale, dhe dëshirojmë që me këtë rast ta zëvendësojmë tarifën 100 për qind”, ka thënë ai.

“Ajo i ka dy aspekte; aspektin politik dhe ekonomik. Aspekti politik më shumë i korrespondon shkakut dhe shkasit. Shkaku ishte fushata agresive e Serbisë në arenën ndërkombëtare kundër Kosovës, ndërkaq shkasi ishte mos anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL, madje edhe shumë faktorë ndërkombëtarë e theksojnë që Serbia duhet ta pushojë fushatën kundër njohjeve të Kosovës. Ndërkaq, është edhe aspekti ekonomik me ç’rast meqenëse ajo tarifë u vendos shpejt e shpejt me siguri që bëhet fjalë për një mungesë përfitimi për prodhuesit vendës, ashtu që sot ekonomikisht nga tarifa 100 për qind ndaj Serbisë më së shumti kanë përfituar disa shtete të rajonit, prandaj unë dëshiroj që të mbaj një takim me komunitetin e biznesmenëve prodhues në Kosovë dhe ta diskutojmë edhe aspektin ekonomik të kësaj tarife e jo vetëm atë politik”

Ai tregon se a do të heqë së pari taksën, apo do të presë kur do të vihet në funksion të plotë reciprociteti.

“Ashtu kemi deklaruar në fushatën zgjedhore sepse ashtu kemi menduar e besuar dhe ne me ato deklarime e qëndrime kemi fituar dhe natyrisht që tash duhet t’i dalim zot qytetarëve për mbështetjen e tyre. Ne duam që tarifën njëqind për qind ta zëvendësojmë, pra të mos kemi situatë në të cilën nuk e kemi as tarifën as reciprocitetin”, thotë kryeministri Kurti.

“Do të dëshironim sa më shpejt që të jetë e mundur, mirëpo unë sot mezi kam arritur që ta përfundoj në ditën e tretë të punës vizitën e stafit në ndërtesën e kryeministrisë, ka shumë zyre e shumë dyer këtu dhe këtë javë kisha një mbledhje ceremoniale solemne, do të vazhdoj me mbledhjen e radhës e kemi projektligjin për buxhetin e vitit 2020, programin qeverisës, e kemi planin e punës së qeverisë, e kemi shqyrtimin e një mori të vendimeve pas dorëheqjes së ish kryeministrit në korrik të vitit të shkuar. Natyrisht që kjo është ndër prioritetet tona mirëpo, ne ende nuk jemi vendosur në qeveri tamam dhe do të na nevojitet ca kohë, do të përpiqemi më shpejt mirëpo jo gjithçka varet tash prej nesh”

Ai po ashtu shton se bisedimet me Serbinë nuk janë ndaluar, përkundër se është raportuar se Serbia nuk ulet në tavolinë me Kosovën për shkak të taksës, dhe se dy shtetet janë takuar rregullisht nëpër tryeza ndërkombëtare dhe konferenca.

Tutje, Kurti tregon se si e sheh marrëveshjen për krijimin e linjës ajrore Prishtinë-Beograd.

“Ne e kemi lexuar atë shprehje të interesit, që është publikuar dhe natyrisht që do ta trajtojmë si qeveri e Republikës së Kosovës edhe me autoritetet përkatëse sepse në këtë aspekt këtu hyjnë edhe Agjencioni i Aviacionit Civil në Kosovë, Aeroporti ndërkombëtar i Prishtinës, KFOR-i, etj, dhe pas një analize që do t’ia bëjmë kësaj me siguri do të shohim se si mund të ecim më së miri përpara”, thotë ai.

“Por, ajo çka është e rëndësishme për Republikën e Kosovës është që gjithçka ta bëjë në mënyrë transparente, demokratike. me një qeveri si e jona që është e përgjegjshme dhe do të marrë përgjegjësi”

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Zeka: Vonesat në mbështetje të sektorit privat shkatërrojnë ekonominë e vendit

Zeka: Vonesat në mbështetje të sektorit privat shkatërrojnë ekonominë e vendit

Vetëvendosje: President mos e shkel Kushtetutën, por vepro si në vitin 2010-2017

Vetëvendosje: President mos e shkel Kushtetutën, por vepro si në vitin 2010-2017

Mjeku i infektivit një mesazh për të varfërit: Jeta juaj është e paçmimtë, askush nuk ua rikthen

Mjeku i infektivit një mesazh për të varfërit: Jeta juaj është e paçmimtë, askush nuk ua rikthen

Fluturime për në Kosovë nuk do të ketë edhe 10 ditë

Fluturime për në Kosovë nuk do të ketë edhe 10 ditë

Qeveria shtyn vendimin për rinisjen e procesit mësimor deri më 6 prill Foto: Driton Paçarada / Koha / ilustrim

Qeveria shtyn vendimin për rinisjen e procesit mësimor deri më 6 prill Foto: Driton Paçarada / Koha / ilustrim

“E shëruara” 81 vjeçare e kronavirusit vdes disa orë pasi u shfaq në videon e duartrokitjes me doktorët

“E shëruara” 81 vjeçare e kronavirusit vdes disa orë pasi u shfaq në videon e duartrokitjes me doktorët

Veprimi human/ Spitali në Greqi i kërkon 600 maska shqiptares, kur e pyesin për çmimin mbesin pa fjalë

Veprimi human/ Spitali në Greqi i kërkon 600 maska shqiptares, kur e pyesin për çmimin mbesin pa fjalë

Edhe një rast i ri me koronavirus në Kosovë — shkon në 91 numri i të prekurve

Edhe një rast i ri me koronavirus në Kosovë — shkon në 91 numri i të prekurve

Arrestohet një serb para shtëpisë së presidentit Thaçi, i gjendet thika në veturë

Arrestohet një serb para shtëpisë së presidentit Thaçi, i gjendet thika në veturë

Tjetër ditë e zezë për Italinë/ Shkon në mbi 10000 numri i të vdekurve

Tjetër ditë e zezë për Italinë/ Shkon në mbi 10000 numri i të vdekurve

Tahiri: Për teket e pushtetit, Kurti i gatshëm të rrezikojë jetën e qytetarëve dhe sigurinë kombëtare

Tahiri: Për teket e pushtetit, Kurti i gatshëm të rrezikojë jetën e qytetarëve dhe sigurinë kombëtare

​Edhe dy raste të reja me koronavirus – 90 të prekur gjithsej

​Edhe dy raste të reja me koronavirus – 90 të prekur gjithsej

Punëdhënësit privat në Kosovë pezullojnë punëtorët nga puna në kohë pandemie

Punëdhënësit privat në Kosovë pezullojnë punëtorët nga puna në kohë pandemie

​Pavarësisht urgjencës, Qeveria s’e di ende kur do të miratohet “Pakoja emergjente” nga MFT-ja

​Pavarësisht urgjencës, Qeveria s’e di ende kur do të miratohet “Pakoja emergjente” nga MFT-ja

Dr. Uka: Policët serbë me quajtën irredentist e fashist, unë iu thash që jam anesteziolog

Dr. Uka: Policët serbë me quajtën irredentist e fashist, unë iu thash që jam anesteziolog

Nuk mjaftojnë as dy metra distancë për koronavirusin? Çfarë tregon studimi i ri!

Nuk mjaftojnë as dy metra distancë për koronavirusin? Çfarë tregon studimi i ri!