Kurti nënshkruan peticionin: Zgjedhjet janë qëllimi ynë

E publikuar: 04/06/2020 12:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-kryeministri Albin Kurti ka nënshkruar peticionin e iniciuar nga partia e tij Lëvizja Vetëvendosje nëpërmjet të cilit kërkohen zgjedhje.

Kurti tha se zgjedhjet janë qëllimi i tyre politik, pasi janë parim i shkelur demokratik.
“Zgjedhjet janë qëllimi ynë politik sepse zgjedhjet janë parimi i shkelur demokratik. I ftoj të gjithë qytetarët që ta nënshkruajnë peticionin në sheshin e qytetit të tyre, nëse nuk e kanë bërë këtë deri më tani”, shkroi Kurti.