Kur do t’i luajë Kosova ndeshjet si vendëse në Prishtinë?

E publikuar: 20/03/2017 02:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, ka thënë për Sports Show në Klan Kosova se po mundohen maksimalisht që të zhvillojnë të paktën një ndeshje nga ky cikël i kualifikimeve për botëror si vendës në Kosovë, por ende asgjë nuk dihet.

Përfaqësuesja e Kosovës, njëjtë si ndeshjen me Kroacinë, edhe atë me Islandën do ta zhvillojë në stadiumin Loroboriçi në Shkodër, pasi asnjë nga stadiumet në Kosovë nuk i plotëson kushtet e kërkuar nga FIFA.

“Të gjithë besojmë që do ta zhvillojmë një ndeshje këtu në Kosovë. Le të shpresojmë që në shtator, por nuk mund të themi asgjë konkretisht”, ka thënë Vokrri për Sports Show.

Përkundër se ndeshjen e ardhshme të së premtes Kosova do ta luajë në Shqipëri, Vokrri shpreson se stadiumi do të jetë i mbushur.

“Pres që stadiumin Loroboriçi në Shkodër të jetë i mbushur dhe ekipi jonë të përkrahet”.