Kryeministri Hoti pret që vizat për Kosovën të hiqen gjatë presidenës gjermane të BE-së

E publikuar: 01/07/2020 11:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Gjermania po e merr presidencën e radhës së BE-së, në një kohë shumë sfiduese për shëndetin dhe ekonominë e Evropës.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Hoti shprehet mirënjohës ndaj Qeverisë Gjermane për angazhimin e kësaj të fundit në zgjerimin e BE-së.

Ky është postimi i tij i plotë:

Gjermania po e merr presidencën e radhës së BE-së, në një kohë shumë sfiduese për shëndetin dhe ekonominë e Evropës!

I jemi shumë mirënjohës Qeverisë Gjermane për angazhimin e vazhdueshëm për zgjerimin e BE-së, duke i afruar vendet e Ballkanit Perëndimorë dhe presim që gjatë kësaj kohe të hiqet edhe regjimi i vizave për qytetarët e Kosovës! #EU2020DE