Krasniqi: Rritja e pagave për gjyqtarë e prokurorë s’e rritë efikasitetin e luftës kundër korrupsionit, përkundrazi

E publikuar: 01/07/2018 21:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Albert Krasniqi nga KDI, ka shprehur bindjen se “rritja e pagave të prokurorëve dhe gjyqtarëve nuk e rritë efikasitetin e luftës kundër korrupsionit”. Madje sipas tij do të ndodhë e kundërta, “do ta dobësojë atë”.

“Përgjithësisht kemi pasur në pushtet politikanë të korruptuar. Emërimet e prokurorëve dhe gjyqtarëve në masë të madhe janë bërë në bazë të lidhjeve me partitë politike. Nëse të njëjtit tash provojnë të luftojnë korrupsionin (të dalin kundër interesave të politikanëve të korruptuar), rrezikojnë të humbin pagat e larta”, ka shprehur bindjen Krasniqi, përcjell Koha.net.

“Korrupsioni luftohet kur në pushtet janë politikanë të pa korruptuar, kur prokurorët e gjyqtarët emërohen në bazë të meritave, kur atyre ju garantohet mbrojtje dhe siguri në punë, e tek pastaj mund të flasim për rritje të pagave”, ka shtuar më pas.