KQZ njofton se brenda pesë ditësh përfundon rinumërimi i votave (VIDEO)

E publikuar: 11/10/2019 20:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Brenda pesë ditësh pritet të rinumërohen 314 kutitë e votimit të dala nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 tetorit.

Ketë e thonë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të premten, një ditë pasi nisi ky proces, njofton Klan Kosova.

E derisa thotë se nuk e di nëse rinumërimi do të ndikojë në rezultat, Valmir Elezi konfirmoi se verifikimi i zarfeve të diasporës po shkon sipas planit.