KQZ-ja nuk certifikon listat e VV-së, Nismës dhe AAK-së

E publikuar: 22/01/2021 20:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nuk janë certifikuar listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit të Lëvizjes Vetëvendosje, Nismës Socialdemokrate dhe e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shkaku i mos zëvendësimit të kandidatëve të cilët si plotësojnë kriteret për kandidim nuk i kanë marr votat e nevojshme për t’u certifikuar.

Lëvizja Vetëvendosje nuk ka zëvendësuar kandidatët në listën e saj të cilët kanë problem me ligjin, që kanë qenë pesë prej tyre.

Nisma Socialdemokrate nuk i ka zëvendësuar 12 prej kandidatëve të cilët nuk i plotësojnë kushtet ligjore.

Ndërsa, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është certifikuar me 11 vota për si subjekt politik, ndërsa me 6 vota nuk është certifikuar lista e saj.

Në anën tjetër, me 10 vota për është certifikuar listat e kandidatëve të LDK-së dhe PDK-së, për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Subjektet politike që mendojnë se pa të drejtë nuk janë certifikuar kanë të drejtë ankese brenda 24 orëve.