KOTEVSKI: GRUPI HYRI NGA NJË SHTET FQINJ

E publikuar: 09/05/2015 15:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rreth zhvillimeve në Kumanove doli në konferencë për media, zëdhënësi i sajë , Ivo Kotevski.

Ai tha se “Sipas informacioneve operative të cilat i ka pasur MPB një grup i armatosur ka pasur për qëllim që të organizojë sulme të armatosura ndaj institucioneve të ndryshme shtetërore. Informacionet të cilat i kemi siguruar më parë tregojnë se grupi ka hyrë në Maqedoni nga një shtet fqinj dhe nëpërmjet mbështetësve të tyre është strehuar dhe është përgatitur që të veprojë për sulmet e tyre terroriste, deklaroi Kotevski , duke vazhduar se Policia ka arritur të gjegjë lokacionin e tyre se ata fshihen në disa shtëpi të “Lagjia e Trimave”. Sipas të dhënave bëhej fjalë për një grup që është i armatosur mirë dhe e trajnuar për luftë në kushte të tilla”, theksoi Kotevski.

Ai shtoi se, Në aksionin e sotëm nga ora 5 e mëngjesit, policia ka filluar operacionin, ndërsa ka hasur në rezistencë të ashpër ku është shtënë me armë kallashnikov, armë më të rënda, snajperë dhe bomba. Bëhet fjalë për një vend me rrugë të ngushta dhe policia duhet të bëjë kontrolle nëpër të gjitha shtëpitë me qëllim që deri në fund ta shkatërrojë këtë grup”, ka thënë Kotevski, i cili ka apeluar që qytetarët të qëndrojnë të qetë dhe të përmbajtur.

Policia tha se për shkak të situatës tepër të ndejshme nuk do të raportohen informacione më të detajizuara , kuptohet këtu behet fjale për numrin e viktimave.