Kosova në Programin për Siguri Kombëtare dhe Ndërkombëtare në Universitetin Harvard

E publikuar: 26/12/2016 17:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Republika e Kosovës është përfaqësuar për të parë në Programin më të njohur për Siguri Kombëtare dhe Ndërkombëtare të Universitetit Prestigjioz Harvard – John F. Kennedy School of Government të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që u mbajt gjatë muajit nëntor dhe nhjetor në Kembrixh – ShBA.

Kosova është përfaqësuar nga Zv/Shefi i Ambasadës së Republikës së Kosovës në Uashington D.C., Sami Kastrati, i cili ishte përzgjedhur nga Bordi Profesionist i këtij Programi në gjysmën e parë të këtij viti.

Në këtë program kanë marrë pjesë Ambasadorë dhe përfaqësues të lartë diplomatik, Gjeneral dhe Admiral nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes, përfaqësues të lartë nga Agjenci të Intelegjences si dhe nivel i njëjtë i përfaqësimit nga shtetet si Izraeli, Japonia, Kanadaja, Gjermania, Ukraina, Malajzia dhe vende të tjera.

Marrëdhëniet ShBA-Kinë dhe ShBA-Rusi, sfidat globale të Politikës së Jashtme për Administratën e Re amerikane dhe cështjet e tjera që ndërlidhen me Sigurinë Kombëtare dhe Ndërkombëtare kanë qenë disa nga temat që kanë qenë pjesë e këtij programi.

Ndër ligjëruesit kryesorë mbi politikën e jashtme amerikane dhe marrëdhëniet ndërkombëtare kanë qenë profesorët e njohur të këtij Universiteti Joseph Nye, Nicholas Burns dhe Steve Walt, ndërsa mbi çështjet e Sigurisë Kombëtare dhe Ndërkombëtare ish-Gjeneralët të Komandave Amerikane për Evropë, Philip Breedlove, ai për Komandën Jugore, Tom Hill dhe për Afrikë David Rodrigues