Kosova i nis me barazim kualifikimet për “Euro 2020”

E publikuar: 26/03/2019 00:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Kosova ka barazuar 1-1 me Bullgarinë në “Fadil Vokrri”. Kosova i ka nisur me barazim kualifikimet për “Euro 2020”, duke ndarë pikët me Bullgarinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, raporton Gazeta Express. Kosova barazoi 1-1 me Bullgarinë pavarësisht rasteve të shumta që kishin “Dardanët” përgjatë 90 minutave. Bullgaria shënuan në pjesën e parë duke kaluar në epërsi në minutën e 39’ me golin e Vasil Bozhikov.
Në pjesën e dytë, Kosova luajti bukur me raste të shumta shënimi, por arritën të gjejnë vetëm një gol. Ishte Arbër Zeneli, ai që realizoi një gol të bukur për vendasit në minutë  e 61’, për rezultatin përfundimtar 1-1. /Gazeta Express/