Kosova i fiton 4 medalje në Kroaci, vëllezërit Bajoku i fitojnë të artat

E publikuar: 09/05/2021 19:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ekipi i boksit i Kosovës i ka fituar katër medalje në Kampionatin Ballkanik “Zagreb 2021”, të dielën.Kosova u kthye nga Kroacia me dy medalje të arta dhe me dy të bronzta nga Kroacia.

Vëllezërit Shpëtim dhe Bashkim Bajoku fituan medalje të arta secili në kategorinë- 52 kilogramë, ndërsa Patriot Behrami në kategorinë -69 kilogramë dhe Besart Pireva në kategorinë -81 kilogramë e fituan medalje të bronztat secili.

Bashkim Bajoku, Shpresë Olimpike 2021 e KOK-ut, në finalen e sotme mundi garuesin nga Serbia, Rade Joksimoviq, ndërsa Shpëtim Bajoku (-64 kg), triumfoi ndaj Rexhinaldo Zenelit të Shqipërisë.

Në total, Shpëtimi realizoi tri fitore, ndërsa Bashkimi dy. Boksi u paraqit me katër garues në Ballkanik dhe të gjithë fituan medalje.

Në këtë Kampionat drejtësinë e ndanë edhe katër gjyqtarë nga Kosova, Agim Shala, Agim Tahiraj, Visar Ibrahimi dhe Marigona Beadini, të cilët iu nënshkruan provimeve për gjyqtar ndërkombëtar të AIBA-s 1 yll.