Kosova dhe Shqipëria firmosin Kalendarin e përbashkët kulturor

E publikuar: 09/04/2019 13:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kosova dhe Shqipëria kanë nënshkruar Kalendarin e përbashkët kulturor.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi dhe homologja e tij nga Shqipëria, Elva Margariti, si nënshkrues të këtij Kalendari janë shprehur se kjo është një marrëveshje mes dy familjeve të mëdha, të cilat nuk do të ndalen vetëm në këtë, por do shënojnë edhe aktivitete të tjera.

Gashi tha se ky ka qenë përkushtimi i ministrisë ndërsa e quajti këtë një moment të rëndësishëm.

Ai tha se në takim u diskutua edhe krijimi i një fondi të përbashkët kulturor, tashmë i përmendur disa herë, për të cilin tha se mund të shpresojnë që të krijohet në fund të vitit.
Ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti, tha se kultura i ka kapërcyer kufijtë mes këtyre dy shteteve.