Kopja e iPhone 6S për 37 dollarë

E publikuar: 03/11/2015 18:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Apple është zënë në befasi nga një firmë kineze, e cila së fundmi ka prezantuar klonin e iPhone 6S. Kompania “Fruit” ka hedhur në treg telefonin e ngjashëm me pajisjen iOS, por me vetëm një dallim, çmimin.

Kopja e telefonit të Apple ka dalë në treg për 37 dollarë, derisa pajisja origjinale, iPhone 6S kushton mbi 600 dollarë.

Kloni ka një ekran 5-inç QHD, procesorin Spreadtrum quad-core, 512 megabajt RAM memorie dhe 4 GB memorie të brendshme, shkruan “Koha”.

Pajisja e re punon me një version të modifikuar të sistemit operativ Android dhe nuk posedon veçoritë e iPhone 6S-it siç janë 3D Touch, Live Photos dhe shërbimet tjera të veçantë.