Konstatohet se Kosova i ka dy Kryeministra

E publikuar: 02/04/2015 16:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës, ku Qeveria e Kosovës raportoi para legjislativit për 100 ditë qeverisjeje, u konstatua shumë qartë se Kosova i ka dy Kryeministra. Përpos kryeministrit formal, Isa Mustafa, Kosova e ka edhe një kryeministër tjetër, e ai është Hashim Thaçi.

Këtë e dëshmun prezantimi i dy raporteve të ndryshme të punës së qeverisë si nga Isa Mustafa ashtu edhe nga Hashim Thaçi. Derisa Isa Mustafa e prezantoi raportin e tij të punës për këto 100 ditë, të njëjtën gjë e bëri edhe zëvendësi i tij, Hashim Thaçi, raporton Gazeta Blic.

Një pjesë e analistëve që në fillim të krijimit të kësaj qeverisjeje kanë thënë se Kosova i ka dy kryeministria, një formal, që është Isa Mustafa dhe një real, që është Hashim Thaçi.

Derisa Isa Mustafa e Hashim Thaçi këto 100 ditë qeverisjeje i kanë cilësuar si sukses, partitë opozitare në anën tjetër, kanë adresuar kritika të shumta në adresë të ekzekutivit.

Lideri i AAK-së, ka thënë se pikërisht dyshja Mustafa- Thaçi po e shkatërrojnë Kosovë. Kritika të ashpra ndaj qeverisë Mustafa kanë drejtuar edhe Glauk Konjufca i Vetëvendosjes dhe lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj./ Gazeta Blic