Konfirmon Policia: Në “Beer Fest” u gjuajt me armë dhe pati të plagosur (Foto/Video)

E publikuar: 29/07/2016 23:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

(E plotësuar) Policia e Kosovës e ka konfirmuar se në sheshin “Zahir Pajaziti” është plagosur një 15 vjeçar. Agron Borovci, zyrtar për informim ne Policinë e Kosovës ka treguar për Express se gjuajt me armë ka ndodhur rreth orës 23:00.

“Ju njoftojme se më datë 29.07.2016 rreth ores 23;00 nga njesite patrolluese është raportuar se në Sheshin ,,Zahir Pajaziti’’ ka pasur të shtena me armë . Në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe disa gezhoja. Lidhur me këtë rast kemi marr një informate që një person i mitur rreth 15 vjeç është i plagosur në kembën e majtë dhe i njejti ështe derguar në QKUK. Policia është ne vendin e ngjarjes dhe per momentin situate eshte nen kontroll”, ka thënë Borovci për Express.

Incident në “Beer Fest”, ka të lënduar

Një incident ka ndodhur para pak minutave në festivalin “Beer Fest” që po mbahet në Prishtinë.

Gazeta Express ka siguruar disa video edhe foto që tregojnë incidentin. Në këto pamje shihet se është derdhur edhe gjak.

Dyshohet se ka pasur edhe gjuajte me armë.

Nga paniku turma ka nisur të lëvizë në drejtime të ndryshme duke shkaktuar tollovi në sheshet e kryeqytetit.

Disa persona janë alivanosur.

Shumë të tjerë janë ende në ankth, duke e humbur kontaktin me personat të cilët ishin në shesh.

Sipas dëshmitarëve krejt incidenti ka ndodhë kur diçka ka shpërthyer si tym me krisme dhe njerëzit i ka kap paniku.

Njësitet policore dhe ambulanca ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.