Konferenca e Zhvilluesve të Apple mbahet më 3-7 Qershor

E publikuar: 14/03/2019 20:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Apple ka ndarë datat. Konferenca e Zhvilluesve WWDC e këtij viti do të mbahet më datat 3-7 Qershor në San Jose të Kalifornisë në po të njëjtën sallë ku është mbajtur vitet e fundit.

Një konferencë e shumëpritur nga zhvilluesit, Apple zakonisht sjell versionet e para eksperimentale të iOS, macOS, watchOS dhe tvOS që do të debutojnë këtë vit në shtator.

Gjithashtu pritet të mësojmë më shumë rreth shërbimeve të Apple si shërbimi me pagesë i lajmeve dhe i videove streaming. Lajmet rreth harduerëve ekzistues apo të rinj nuk do të mungojnë.

Kush ka zgjedhur si bashkohet duhet të regjistrohet deri më 20 Mars. Por konferenca do të transmetohet live edhe në internet ku përdoruesit mund ta ndjekin nga aplikacioni WWDC ose uebsajti i Apple dedikuar zhvilluesve. /PCWorld Albanian