Komuniteti Mysliman përplaset me Ramën

23.05.2020 11:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Komuniteti Mysliman përplaset me Ramën

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka njoftuar se Namazi i Fitër Bajramit do të falet në xhamia, duke ndjekur protokollet e përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Ndërsa ceremonia qendore do të zhvillohet në xhaminë e “Kokonozit”, pranë zonës së Pazarit të ri në Tiranë. Mbetet e paqartë mënyra sesi do të bëhet qarkullimi i besimtarëve pasi kryeministri Edi Rama njoftoi dje se e diela do të jetë e izoluar për të gjithë.

Njoftimi i plotë i KMSH:

“Të nderuar kolegë përshëndetje! Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njofton të gjithë besimtarët se dita e parë e Fitër Bajramit është të dielën, më 24 maj 2020. Duke vlerësuar situatën dhe ecurinë e zhvillimeve të fundit mbi përhapjen e Covid-19 në Shqipëri, KMSH bën me dije se namazi i Fitër Bajramit këtë vit do të falet nëpër xhamia sipas masave dhe protokollit të publikuar më parë.

Ceremonia qendore e Fitër Bajramit, ku do të jetë i pranishëm edhe kryetari i Komunitetit Mysliman, H. Bujar Spahiu, do të zhvillohet në xhaminë e “Kokonozit” (Pazari i ri) Tiranë. Njoftohen të gjithë televizionet që duan ta transmetojnë këtë ceremoni se nisur nga masat që janë marrë dhe duke patur parasysh se ambienti brenda xhamisë është i kufizuar, të gjithë televizionet mund ta marrin sinjalin nga autobusi i transmetimit të TVSH-së, i cili do të jëtë i pozicionuar në hyrje të xhamisë. Gjithashtu ju bëjmë me dije se pritjet tradicionale me rastin e kësaj feste në selinë e institucionit nuk do të zhvillohen. Gëzuar Fitër Bajramin! “. /Lapsi.al

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Komuniteti Mysliman përplaset me Ramën

Komuniteti Mysliman përplaset me Ramën

Kryetari Muharremaj: Dy rastet e reja nga Suhareka janë policë dhe raste kontakti

Kryetari Muharremaj: Dy rastet e reja nga Suhareka janë policë dhe raste kontakti

Në ShBA, rreth 1,300 të vdekur nga Covid-19 për 24 orë

Në ShBA, rreth 1,300 të vdekur nga Covid-19 për 24 orë

E veshur me fustan të zi, Enca: Shtrati im akoma vetëm

E veshur me fustan të zi, Enca: Shtrati im akoma vetëm

“Garda Vullnetare Shqiptare”, a po përdoret nga Kurti për poena politikë

“Garda Vullnetare Shqiptare”, a po përdoret nga Kurti për poena politikë

Së shpejti në qytetin e Gjilanit “KIDS ZONE“

Së shpejti në qytetin e Gjilanit “KIDS ZONE“

IKSHPK: Asgjë nuk ka përfunduar! Virusi nuk po tallet! Virusi, 21 raste të reja mbani maskat e distancën

IKSHPK: Asgjë nuk ka përfunduar! Virusi nuk po tallet! Virusi, 21 raste të reja mbani maskat e distancën

Gjatë pandemisë ka kaluar 3 trilionë dollarë pasuria e miliarderëve amerikanë

Gjatë pandemisë ka kaluar 3 trilionë dollarë pasuria e miliarderëve amerikanë

Uber largoi nga puna 3.500 punonjës, si pasojë e COVID-19

Uber largoi nga puna 3.500 punonjës, si pasojë e COVID-19

Të infektuarit me koronavirus sot, 12 policë të Prizrenit

Të infektuarit me koronavirus sot, 12 policë të Prizrenit

Nëntë ndërmarrje kineze SHBA sanksionuan për shkelje të të drejtave të myslimanëve

Nëntë ndërmarrje kineze SHBA sanksionuan për shkelje të të drejtave të myslimanëve

Ja kush do të largohen nga traktati ndërkombëtar për përgjimet ushtarake

Ja kush do të largohen nga traktati ndërkombëtar për përgjimet ushtarake

LDK nuk ka kërcënuar Kushtetuesen!

LDK nuk ka kërcënuar Kushtetuesen!

Haziri: S’ka raste të reja me Covid-19 në Gjilan

Haziri: S’ka raste të reja me Covid-19 në Gjilan

Solidarizohet Ambasadori gjerman me personat me aftësi të kufizuara

Solidarizohet Ambasadori gjerman me personat me aftësi të kufizuara

Rrezik serioz për destabilizimin e sigurisë në Kosovë, përfshirja e Rusisë në dialog

Rrezik serioz për destabilizimin e sigurisë në Kosovë, përfshirja e Rusisë në dialog