Komuna e Prishtinës: Do të bashkëpunojmë me Shoqatën e të Burgosurve Politik

E publikuar: 31/10/2016 17:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, vizitoi sot Shoqatën e të Burgosurve Politik.

Në këtë takim u diskutuan konkretisht shumë çështje që ndërlidhen me nevojat e kësaj shoqate, si dhe me trajtimin e ish të burgosurve politik në Komunën e Prishtinës.

Sipas njoftimit nga Komuna e Prishtinës, nga ky takim dolën një varg kërkesash dhe sugjerimesh, me të cilat do të merret Komuna e Prishtinës, në mënyrë që të lehtësohet sa më shumë puna e kësaj shoqate.

Duke e ditur punën dhe sakrificën e kësaj kategorie për liri e bashkim, Komuna e Prishtinës do të thellojë edhe më tutje bashkëpunimin me Shoqatën e të Burgosurve Politik, si dhe do t’iu del në ndihmë edhe në koordinimin dhe planifikimin e aktiviteteve të ndryshme.