Komisioni i BE’së që vlerëson progresin për vizat javën tjetër në Kosovë

E publikuar: 25/04/2018 13:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefja e BE’së në Kosovë, Natalya Apostolova, bëri të ditur se javën e ardhshëm në Kosovë do të vijë një komision i BE’së i cili do të vlerësojë progresin e Kosovës në plotësimin e kushteve.
“Javën tjetër vjen nga Brukseli një komision për vlerësimin e progresit rreth çështjes së liberalizimit të vizave”, ka thënë shefja e BE’së, Apostolova.

Apostolova theksoi se komisioni do të merret në veçanti me plotësimin e kushtit për luftim të korrupsionit, ndonëse më herët BE’së kishte thënë se Kosova e ka plotësuar këtë kusht.

Ndërkohë, ministrja Dhurata Hoxha foli rreth liberalizimit dhe integrimit, duke përmendur po ashtu edhe vizitën e këtij Komisioni.

E se vizat janë të rëndësishme edhe për Qeverinë, e tregon edhe një letër që kryeministri Haradinaj ua drejtoi mediave ku kërkoi pajtim rreth agjendës për liberalizimin e vizave.

Ndryshe, kosovarëve u është premtuar se me ratifikimin e Demarkacionit do të liberalizoheshin vizat. Një datë si më reale është përmendur fundi i këtij viti./express/