KOK: Dy medaljeevropiane për taekwondistët e rinj

E publikuar: 12/12/2020 21:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komiteti Olimpik i Kosovës ka njoftuar se dy të bronzta është bilanci i medaljeve të fituara nga taekwondistët e rinj në kampionatin evropian për kadetë, që dje dhe sot u mbajt në Sarajevë të Bosnjë e Hercegovinës.

Sipas një njoftimi të KOK-ut, Jon Gashi dhe Elion Agushi u ngjitën në podium, në kategoritë 61 kilogramë, përkatësisht 57 kg.

“Agushi mposhti rumunin Stefan Agrisan, ndërsa u mposhtë në gjysmëfinale nga Fahrudin Adiloviq i Bosnjë e Hercegovinës. Gashi triumfoi ndaj polakut Mikolai Sokolowski, për t’u ndalur më pas në gjysmëfinale. Në evropian mori pjesë edhe Orion Oseku, i cili përkundër se dha maksimumin u mposht nga maqedonasi Andrej Vasilevski, në kategorinë -41 kg. KOK përgëzon suksesin e taekwondistëve të rinj, dhe iu uron fat dhe suksese edhe në garat e ardhshme ndërkombëtare”, thuhet në një njoftim të KOK-ut.