Koci: Përgjegjës për masakrën e Rezallës gjenerali Lubisha Dikoviq

E publikuar: 04/04/2015 22:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Avokati i njohur, Arianit Koci, ka thënë se përgjegjësin për maskarën e Rezallës duhet ta kërkuar nga gjenerali Ljubisa

Dikovic, i cili ditë më parë është dekoruar në serbi.

Koci ka thënë se nuk do të ndalemi duke kërkuar drejtësi për viktimat e luftës së fundit në Kosovë.
Koci ka shkruar në llogarin e tij në rrjetin social Facebook:

Nesër ne Rrezalle, ne ora 12, do te behet rivarrimi i 28 martireve, mbetjet mortore e te cilëve u gjeten ne Rudnice te Rashkes.

U ekzekutuan dhe u masakruan nga ana e forcave serbe.
Satsfaksion i familjareve, miqve dhe bashkeatdhetarve te viktimave është se ata, ne një mënyre e krijuan bazamentin e shtetesise se Kosovës.

Sakrifica e tyre, te gjithe neve, na ka bere jeten me te lehte dhe me te mire.
Prandaj, nuk do te ndalemi se kerkuari qe pergjegjesit per keto krime monstruoze, te vihen para drejtesise. Kete ja kemi borgj, martireve dhe femijeve tane.

Krimineli i luftes, dekorohet
Nuk do te ndalemi se kerkuari qe Gjykata Speciale te merret edhe me krimet e forcave serbe. Perndyshe, kush do ti gjykoje keto krime monstruoze?

Pergjegjesi kryesor per masakren e Rrezalles – sipas Natasa Kandicit – gjenerali Ljubisa Dikovic, dite me pare, eshte dekoruar ne Serbi. A kjo qenka efikasiteti i sistemit te drejtesise ne Serbi?

Askush dhe asgje nuk mund ta kompenzoj humbjen e me te dashurve. Por, insistimi ne drejtesi per te gjithe, sadopak do ta zbus tragjedine.

Dhembja i hape zemrat, i bashkon njerezit dhe krijon ura. Prandaj, duhet te bashkohemi ne kerkimin e drejtesise, sepse vetem keshtu ka kuptim sakrifica e martireve./Indeksonline/