Klopp: Reaguam shkëlqyeshëm, rezultat i jashtëzakonshëm kundër Arsenalit

E publikuar: 30/12/2018 04:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Jurgen Klopp ka mbetur i kënaqur me reagimin e futbollistëve të tij dhe me rezultatin në fitoren e tyre ndaj Arsenalit.

Liverpooli arriti të kthehet nga disavantazhi ndaj Arsenalit dhe në fund të fitojë me rezultat të thellë 5-1, dhe kjo e ka lënë të kënaqur trajner Klopp.

“Reagimi pas golit ishte padyshim i shkëlqyer, absolutisht i shkëlqyer”, ka thënë fillimisht Klopp pas ndeshjes.

“Këtë vit nuk e kemi pranuar shumë gola, kështu që nuk e dini saktësisht se si do të jetë reagimi nëse pranoni një gol, sidomos të parin, por reagimi ishte i shkëlqyeshëm, i jashtëzakonshëm”.

“Ne luajtëm më mirë në pjesën e parë, pasi edhe u mbrojtëm më mirë”.

“Arsenali është një ekip shumë i mirë dhe pas 10 minutave ne i detyruam ata të luajnë me topa të gjatë, por pas 20 minutash ata përsëri luajtën futboll, sepse ne nuk u përshtatëm në mënyrën e duhur”.

“Fituam 5-1, sigurisht që është një rezultat i jashtëzakonshëm kundër Arsenalit, kështu që të gjitha të mirë për sonte”.

Klopp lavdëroi në fund edhe Mohamed Salahun, pasi egjiptiani lejoi Roberto Firminon të godas penalltinë, duke arritur të kompletoj het-trikun. /Telegrafi/