Klopp: Bën gjithçka që ta mbajmë Coutinhon

E publikuar: 12/01/2018 18:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka thënë se nuk kanë pasur tjetër zgjidhje vetëm se ta lënë Philippe Coutinho të kalojë te Barcelona.

Lojtari kaloi javën e shkuar nga Liverpooli te Barcelona për 160 milionë euro.

“Nuk kishim opsion tjetër. Nëse dikush është i mërzitur, trajneri dhe klubi duhet të provojnë të bëjnë diçka dhe ne provuam që ta mbajmë Philin këtu”.

“Ai e la Liverpool për një klub – Barcelonën – por klubi luftoi për të”.

Coutinho ishte kthyer në idhull te Liverpool (Foto: Getty Images)

“Në fund ishte 100 për qind e çartë që nuk kishte asnjë gjasë që të qëndronte e të ishte me ne edhe në pjesën e dytë të kampionatit. Përfundoi tani, kjo ishte”.

Klopp foli edhe për zëvendësimin që do t’i bëjë Philippe Coutinhos.

“Nuk kemi nevojë që ta zëvendësojmë, duhet të ecim para. Nuk dua të tingëlloj i dëshpëruar, pasi ai qëndroi pesë vite këtu”.

Philippe Coutinho (dhe Josep Maria Bartomeu, gjatë prezantimit (Getty Images)

Naby Keita ishte opsion, po trajneri i Liverpoolit , thotë se ai do të mbetet i RB Leipzig deri në verë.

“Ai është lojtar i Leipzig dhe e di që do të luajë deri në verë”, ka thënë Klopp. /Telegrafi/