Klea fjalë zemre për Elgitin që feston sot ditëlindjen, ky ia kthen akoma më bukur!

E publikuar: 16/12/2017 17:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bëhet fjalë për çiftin Elgit Doda dhe Kela Huta.

Pas shumë thashethemesh në media se ata ishin të lidhur, pak kohë më parë vetë Elgiti postoi një foto me Klan duke u dhënë fund kështu zërave se herë lidhen dhe herë ndahen me  njëri tjetrin.

Por sot Klea është treguar romantike me një mesazh me fjalë dashurie për Elgitin, i cili feston ditëlindjen.

‘Faleminderit që ekziston”, i shkruan ajo teksa poston kështu të dytën foto bashke me Elgitin në profilin e saj. E sigurisht pas shumë komenteve nuk mund të mungonte as ai i Elgitit, i cili e falenderon partneren me një ikonë të bukur princeshe dhe një zemër. 

/Gazeta Express/