Kjo shtëpi është nga kartoni dhe ndërtohet brenda një dite – mund të jetojë 100 rreth vjet (Foto)

E publikuar: 01/10/2017 18:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shtëpia që ju shihni është pothuajse plotësisht e ndërtuar nga kartoni dhe është dizajnuar që të jetojë rreth 100 vjet.

Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, emri i saj është Wikkelhouse dhe është bërë nga kartoni.

Ajo thuhet se përveç bukurisë, ka edhe një qëndrueshmëri më të madhe se një shtëpi tradicionale.

E gjithë shtëpia është e rëndë rreth 5500 kg. Për këtë arsye thuhet se nuk janë të nevojshme bazat e saj.

Wikkelhouse mund të vendoset në çdo vend dhe për këtë duhet vetëm një ditë punë.

Gjithashtu, kjo shtëpi përbëhet në disa pjesë, kështu që mund të zvogëlohet dhe rritet sipas dëshirës.

Dhe për të pasur këtë shtëpi, ju duhet të paguani 29.000 dollarë. /Telegrafi/