Kinezët krijojnë telefonin ultra të hollë

E publikuar: 15/03/2015 21:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kompania kineze që është shtrirë më shumë në treg kohëve të fundit, OPPO, pritet ta zgjerojë linjën e saj të pajisjeve ultra të holla duke sjell telefonin e ri Oppo R7.

Pajisja e re raportohet se është pajisur me licencat e duhura dhe tani është afër lansimit.

Sipas licencës, telefoni i ri R7 është i hollë 4.85 mm dhe ka procesor octa-core MediaTek MT6795 SoC.

Kamera e tij është 20.7 MP, ndërsa detajet tjera nuk janë publikuar akoma.

Edhe pse nuk ka asnjë konfirmim për telefonin e ri të kompanisë kineze, kjo pajisje besohet se do të dalë në shitje në gjithë botën.