Kina raporton tre raste të reja të koronavirusit

E publikuar: 02/07/2020 09:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kina regjistroi tre raste të reja të koronavirusit të mërkurën, njoftoi Komisioni Kombëtar i Shëndetit i vendit (NHC).

Dy nga rastet ishin importuar. I treta ishte një transmetim lokal në Pekin, ku një shpërthim i ri koronavirusit doli nga një treg ushqimesh me shumicë muajin e kaluar.

Vendi raportoi gjithashtu dy raste të reja asimptomatike të enjten. Aktualisht, 99 raste asimptomatike janë nën vëzhgimin mjekësor në Kinë, ndër të cilat 60 janë importuar, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

Deri të mërkurën, Kina kishte regjistruar 83.537 raste të konfirmuara të koronavirusit dhe 4634 vdekje