Kina godet ashpër çdo aktivitet të monedhës virtuale Bitcoin

E publikuar: 18/09/2017 22:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Javët e fundit kanë qenë të vështira për komunitetin Bitcoin ndërsa lajmet e negative ndikuan në rënien e çmimit të monedhës virtuale.

Lajmet e ndalimit të aktivitetit të bursave të monedhave virtuale shoqëruar nga një retorikë negative e CEO-s së bankës më të madhe në botë JP Morgan Chase, ishin një “knock out” për Bitcoin.

Megjithatë, një artikull i fundit u publikuar nga Wall Street Journal vjen për të treguar se lajmet e këqija ende skanë mbaruar. Sipas burimeve të cilat ngelen anonime, qeveria Kineze zyrtarisht ka vendosur të ndalojë çdo lloj aktiviteti i cili ka në themel monedhën virtuale Bitcoin, jo vetëm bursat komerciale.

Sipas WSJ, “ndërhyrja e autoriteve do të bllokojë aksesin në uebsajtet e bursave të huaja të bitcoin si Coinbase në SHBA dhe Bitfinex në Hong Kong.”

Burimet?

Mbetet për tu parë nëse ky ndalim vjen në vazhdën e masave të marra së fundi ndërsa Wall Street Journal vendosi të mbajë të fshehta burimet duke thënë:

“Zyrtarët e lartë të shtetit kanë komunikuar një mesazh tek disa ekzekutivë të kësaj industrie në një mbledhje me dyer të mbyllura mbajtur në Pekin, sipas burimeve të afërta me çështjen.”

Pavarësisht masave të qeverisë Kineze, komuniteti Bitcoin ka reaguar tashmë duke transferuar aktivitetin në Japoni ku autoritetet janë më tolerante. Sakaq çmimi i Bitcoin po rikuperon me shpejtësi edhe pse lajmet negative vazhdojnë. /PCWorld Albanian