Këta janë emrat që do t’i zëvendësojnë deputetët që kaluan në Qeveri

E publikuar: 10/06/2020 15:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi sot rekomandimin për Presidentin e Republikës së Kosovës lidhur me kandidatët e radhës për deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës që do të zëvendësojnë deputetët e deritashëm, sipas listave të subjekteve politike përkatëse.

Nga subjekti politik Lidhja Demokratike e Kosovës rekomandohet që Visar Hoti të zëvendësojë Driton Selmanaj, Ismet Beqiri të zëvendësojë Arban Abrashin dhe Faton Bislimi të zëvendësojë Armend Zemajn.

Nga subjekti politik Nisma Socialdemokrate – Aleanca Kosova e Re – Partia e Drejtësisë rekomandohet që: Arbëreshë Krasniqi të zëvendësojë Albulena Balaj – Halimajn,transmeton Telegrafi.

Në vazhdim të mbledhjes, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për të çregjistruar katër parti politike, të cilat nuk e kanë dorëzuar formularin për vazhdimin e regjistrimit të partisë politike, siç përcaktohet në nenin 12.6 të ligjit mbi zgjedhjet e përgjithshme.

Partitë politike të çregjistruara në mbledhjen e sotme, 10 qershor 2020, janë: ESDAK – Evropska Stranka Demokratske Akcije Kosova, Samostalna Liberalna Stranka, Lëvizja për Drejtësi dhe Partia Euroatlantike e Kosovës.