Kështu dukej Majlinda Kelmendi në garën e parë serioze më 2002 [foto]

E publikuar: 23/12/2016 21:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Driton Kuka ka shpërndarë një foto të tani kampiones olimpike, Majlinda Kelmendi në garën e saj të parë serioze të mbajtur në Antalya të Turqise.
Trajneri i Majlinda Kelmendit, Kuka ka thënë se këto gara të vitit 2002, në të cilën kishin fituar disa medalje, ishin paralajmërim i suksesit të sotëm.
“Antalya, Turqi. Viti 2002 gara e parë serioze e Kampiones Olimpike. Shteti ynë dhe ekipi premtues në atë kohë fituan disa medalje ishte paralajmërim i ardhjes në skenë të sukseseve.
Majlinda ulur e para majtas”, ka shkruar Kuka.
Ai gjithashtu ka thënë se një lajm i mirë për sportin është kalimi i Ligjit për Sponsorizim që sot kaloi në Parlament.
“Tash sa mora informacion që Ligji për Sponsorim kaloi në Parlament. Sukseset e sportit dal ngadalë po përcjellin edhe me rregullimin e infrastrukturës ligjore për kompanitë që do ndihmojnë sportin që të kenë lehtësime tatimore”, ka shkruar ai.