Këshilltari i ri i Trump e njeh mirë Kosovën

E publikuar: 22/02/2017 00:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këshilltari i ri i presidentit Donald Trumpt për siguri Kombëtare, në të kaluemen asht marrë me analiza të luftës në Bosnjë dhe ndërhymjen e NATO’s në Serbi për me ndalue gjenocidin ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Gjenerali Herbert Raymond Mcmaster ka shkrue për luftën në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe ka thanë se “tmerri i Srebrenicës, dorëzimi poshtnues i forcave paqësore holandeze ndaj kriminelit të luftës, Ratko Mladici, vrasje e 7000 burrave myslimanë e kanë shty Amerikën dhe Europën që me tregue forcën ndaj serbëve të Bosnjës”.

“Serbët e Mladicit me të gjitha mjetet janë të dhunshëm, vlerësimet për numrin e ushtarëve të nevojshëm për luftë me kambësori kanë qenë të nalta. Brutaliteti i serbëve të Bosnjës e ka maskue dobësimin e tyne, kurse në Gusht të vitit 1995, forcat kroate dhe ato myslimane të cilat i pajisen me armë amerikanë u nisen në ofensivë ndaj serbëve të Bosnjës”, ka thanë Mcmaster.

Ai ka shkruar edhe për masakrën serbe ndaj boshnjakëve, në tregun e Sarajevës të quejtun “Markala”.

Ai ka analizue edhe luftën e Kosovës.

“Milosevic e zhvendosi ushtrinë në kufinin me Kosovën, vetëm pak javë para fillimit të sulmeve të NATO’s. Kjo ushtri, sa kanë fillue bombardimet, i nxjerri shqiptarët në rrugë, jau mori dokumentet atyne, jau kalli shpijat dhe i zhvendosi me dhunë në Maqedoni dhe Shqipni. NATO nuk e kishte mendue këtë, bombardimi përshpejtoi spastrimin etnik, në vend që të ndalte këtë”, ka thanë Mcmaster.