Kërkon punë si babysitter, punëdhënësi i bën një propozim shokues

E publikuar: 13/04/2015 00:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një studente ka mbetur shumë e tronditur nga përgjigjia e punëdhënësit të saj. Masie Galley, ishte duke kërkuar punë si babysitter në Londër, por pasi kërkoi informacion në internet, mori një përgjigje shokante.

“Përshëndetje Masie! Do të ishte ideale që ti të qëndroje pak me fëmijët e mi e më pas të bëjë seks me mua. Do të më pëlqente që ti të vije e veshur si një nxënëse shkolle. Mund të më dërgosh një fotografi tënde?”, ishte kërkesa që punëdhënësi i bëri studentes. Vajza u shokua nga e-maili dhe vendosi që ta publikojë një gjë të tillë në profilin e saj në Twitter “ Kisha punuar edhe herë të tjera si babysitte, por nuk më kishte ndodhur kështu”, shkruan vajza.

Tabloidi anglez, “Mirror”, publikon edhe përgjigjen e punëdhënësit, i cili preferoi të mbetet anonim. “Kam marrë kërkesa nga shumë femra, të gatshme që të pranojnë punën. Kërkoja me doemos një vajzë që ishte mbi 18 vjeç dhe atë doja që vetëm ta provokoja. Nuk do ta bëj kurrë një gjë të tillë”, tha burri.