‘Kemali’ i ‘Kara Sevda’ ka vendosur t’i ‘çmend’ femrat

E publikuar: 14/08/2017 08:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Se është njëri nga meshkujt që ‘çmend’ femrat me fizikun e tij, ky është fakt i pamohueshëm.

E për një admirim të tillë, aktori turk, shihet qartë se është i vetëdijshëm, aq sa nuk po rri ‘rehat’ me ngacmimet që u bën femrave përmes imazheve tejet tërheqëse.

Njësoj ka vepruar dhe së fundi, me ç ‘rast ka publikuar një foto ku më shumë se kurrë vihet në pah fiziku i tij ‘magnet’ për gjininë femërore.

E thënë të drejtën, se ka ngjashmëri me aktorin tjetër po aq të pëlqyer ‘Mehmet Kosovali’, e dëshmojnë paraqitjet e këtij tipi, transmeton Kosovarja.

Kujtojmë, se Buraku, para pak kohë i dha fund beqarisë, dasma e të cilit ishte kryefjalë e mediave rozë, e me të drejtë qëndroj e tillë.