Katër punëtorë rrëzohen nga një objekt në Ferizaj

E publikuar: 16/09/2018 14:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Katër burra kanë pësuar lëndime pasi janë rrezuar derisa ishin duke punuar në një objekt në Ferizaj.

Rasti ka ndodhur dje rreth mesditës në rrugën “Rexhep Bislimi”, ku të katër viktimat kanë rënë nga një lartësi prej tetë metrave dhe kanë pësuar lëndime trupore, njofton policia, përcjell Klan Kosova.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësorë dhe rasti është duke u hetuar nga policia.