Kastrati dhe Hamza përurojnë fillimin e punimeve për projektin e furnizimit me ujë

E publikuar: 14/03/2019 16:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati bashkë me Ministrin e Financave Bedri Hamza, kanë bërë përurimin e punimeve për furnizimin me ujë në fshatrat Hodonoc, Roganë, Novosellë, Muqivërc, Dajkoc dhe Shipashnicë të Poshtme.

Projekti për furnizimin me ujë përfshinë puset, stacionin e pompimit (pompat që dërgojnë ujin në rezervuar dhe trafon), rezervuarin me vëllim V= 1000 m3 dhe rrjetin shpërndarës në këto fshatra rreth 35km.

Kastrati tha se ky projekt është shumë i rëndësishëm për 25% të banorëve të Kamenicës dhe se i është mirënjohës ministrit Hamza për përkrahjen e vazhdueshme.

“Falënderoj jashtëzakonisht shumë ministrin Hamza për mbështetjen e tij të vazhdueshme, Zyrën Zvicerane për Bashkëpunim dhe organizatën joqeveritare CDI”.

Ndërkaq, ministri Hamza tha se gjithmonë do ta kemi mbështetjen e tij dhe se është i kënaqur që kryetari Kastrati po mundohet t’i shtyej projektet përpara.

Ky projekt është mbështetur financiarisht nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim (SDC), Qeveria e Kosovës – Ministria e Financave dhe Komuna, projekt ky i cili ka vlerën prej 883.056.00€.